“Beleri në PE, moment historik”/ Suli: Do jetë zë i fortë kundër padrejtësive të qeverisë dhe do mbrojë iniciativat për Shqipërinë në BE (VIDEO)

“Beleri në PE, moment historik”/ Suli: Do jetë zë i fortë kundër padrejtësive të qeverisë dhe do mbrojë iniciativat për Shqipërinë në BE (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Omonia-s Marin Suli, në një lidhje me skype në Mcn Live e konsideroi si moment historik zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet me siglën e “Demokracisë së Re”. Suli vuri në dukje se Beleri do të jetë një zë i fortë kundër padrejtësive të qeverisë, por edhe një zë i fortë pro iniciativa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Suli tha se Beleri pritet të dalë nga ai që e konsideron si “burg politik” në shtator, në një kohë kur konstituohet Parlamenti Europian.

 

Drupal Ad

 

 

 

Është një moment historik për të gjithë Himarën. Sot jemi gdhirë të gjithë europianë, për shkak të eurodeputetit të ri, që është 100 për qind himariot. Z. Beleri është himariot, ka shtetësi shqiptare dhe shtetësinë greke. Do jetë një zë shumë i fortë kundër padrejtësive të qeverisë, do jetë një zë shumë i fortë për të mbrojtur iniciativat europiane për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe do të jetë një zë jashtëzakonisht i fortë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të himariotëve. Duhet të quhet një thirrje për ta kthyer Shqipërinë në shinat e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës. Jo një i nënës dhe një i njerkës, siç po trajtohemi tani, për shkak të padrejtësive të qeverisë.

Zgjidhja dhe ngërçi quhet Edi Rama. Nuk e filloi Beleri këtë përplasje, e filloi Rama, sepse s’mund ta pranonte që ta humbiste Himarën. Nuk besoj se mund të ndryshojë kursi i drejtësisë me regji rilindase. Këta vetëm ligjin s’kanë zbatuar, dhe ne e kemi evidentuar edhe me letra, me prova shkresore. Dënimi politik i z.Beleri mbaron diku nga fillimi i shtatorit. Z.Beleri mbaron afatin 2 vjeçar, diku na fillimi i shtatorit konstituohet Parlamenti Europian dhe do shkojë në detyrën e PE. Sigurisht që do jemi në fushatë, sigurisht që do kemi kandidatin tonë, dhe kryetarin tonë të Bashkisë Himarë. Z.Beleri në komunitet, edhe për shkak të votimit që u bë, përfaqëson shumicën. Nuk ka lidhje me asnjë skenar tjetër. Beleri fitoi në Himarë, fitoi për eurodeputet, kështu që kandidati i ri do jetë pjesë e jona, do jetë kandidat himariot, kështu që s’ka histori nacionaliste, apo histori tjetër, këto janë histori studiosh televizive në Tiranë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy