Nga 15 prilli, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë për 11 herë radhazi. Ngërçi ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota, përkundër përpjekjeve të shumta.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë para mediave, duke theksuar se frika e partive opozitare gjatë legjislaturës së tetë është një çështje që duhet ta analizojnë analistët politikë.
Kurti shprehu bindjen se do të vazhdojë të mbetet kryeministër dhe e quajti këtë një rrugë të pakthyeshme për të.
Nuk është e lehtë të analizojmë frikën e opozitës, dhe kjo është punë për analistët.
Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VVazhdojmë tutje.
Në seancën e dështuar të hënën, kjo ishte hera e 11-të që Kuvendi nuk arriti të formohej.
Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti ofruan një marrëveshje për koalicion me LDK-në, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje të qartë nga partia e tretë më e madhe e zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti ishin fituesit e zgjedhjeve të fundit, duke marrë 42% të votave, por ende nuk është zyrtarizuar ndonjë marrëveshje politike për të siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.



