Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Tepelena: Është një bombë sociale, po i bëhet gropa turizmit të Lezhës (VIDEO)

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Tepelena: Është një bombë sociale, po i bëhet gropa turizmit të Lezhës (VIDEO)

Aktivisti Andi Tepelena në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët për të cilën është shprehur kundër duke e konsideruar një bombë sociale.

Ai tha se duhet të ketë transparencë me qytetarët për të tilla vendime, ndërsa theksoi se Shëngjini do të trajtohet si një territor italian. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të trajtojë një fluks të tillë emigrantësh dhe se me këtë vendim është duke ju bërë gropa turizmit të Lezhës.

Përpara se të vijmë tek protestat nuk është e lehtë ti ngresh njerëzit në protestë, por dua të ketë një transparencë të plotë se ata duhet të ngrihen në protestë. Ne i marrim vesh përmes medias që ka një protokoll e cila do shqyrtohet dhe do kaloj në parlamentin italian. Këtu kemi mënyrën se si trajtohet shteti, qytetarët që në mungesë të plotë informacioni, 36 mijë emigrantë, një kontingjent i tërë emigrantësh do të depërtohen në një territor që tashmë mund të quhet italian në Shëngjin. Ka një problem vërtetë të kapaciteteve që Shqipëria të menaxhojë një fluks të madh emigrantësh. Imagjino Shqipërinë e vogël, me një ekonomi kaq të brishtë dhe institucione të brishta si të menaxhojë një fluks të tillë, kjo është e pakonceptueshme.

Më tej ai shtoi se ky kryeministër se di fare se si të menaxhojë flukset e emigrantëve dhe se në këtë aspekt ne nuk kemi as kapacitete për këtë dhe ka një problem vërtet të aspektit që më në fund Shqipëria po orientohet drejt turizmit, dhe me këtë marrëveshje është duke ju bërë gropa Shëngjinit.

Flitet që Italia do paguaj kaq apo aq lekë për ta, por në afatgjatë kjo do ishte shkatërruese për ekonominë dhe turizmin shqiptar. Ekziston rreziku që të kthehen në burgje të hapura ato zona që do jenë kamp. Janë mbi 18 vjeç të gjithë meshkuj, do të jetë shumë e vështirë për tu menaxhuar. Kjo do sjellë shumë trazira sociale, është një bombë e vërtetë sociale, nuk kam parë një kryeministër kaq të papërgjegjshëm sa Rama, as presidenti nuk është shprehur, pra këtu nuk pyeten institucionet. Këtu po depërtohen, po merren nga Italia dhe po sillen këtu. Kam besim se duke qenë se Italia është vend me demokraci funksionale nuk do ta kalojë këtë gjë, por mbetet për tu parë.

Tepelena theksoi se Shqipëria duhet të ketë prioritet turizmin, zhvillimin e paqtë dhe sipas tij në vend të flisnim në këto momente për reformat e rëndësishme, merremi me këtë cështje emigrantësh.

Kemi një mbivendosje problemesh që shtyhen dhe kjo është në funksion të shumë reformave të rëndësishme për Shqipërinë. Ditën e hënë do të bëhet një takim i rëndësishëm me qytetarët dhe do merret një vendim. unë qëndrimin e tim e them këtu hapur që jam kundër kësaj marrëveshje, dhe jo se nuk dua të presim refugjatët, por jemi një vend shumë i vogël dhe kemi probleme të demokracisë sonë të brendshme dhe këto flukse i takojnë shteteve të mëdha dhe jo neve që do na kthehet në një bombë sociale. E shoh problem të rendit publik dhe që do shkatërrojë turizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy