Prishja e banesave, banori i Bërxullës: Nuk kanë sjellë asnjë dokument, kërkojmë shpronësim me vlerën e tregut (VIDEO)

Prishja e banesave, banori i Bërxullës: Nuk kanë sjellë asnjë dokument, kërkojmë shpronësim me vlerën e tregut (VIDEO)

Banorët e Bërxullës janë ende pa një përgjigje lidhur me shqetësimin për shpronësimin banesave të tyre, si pasojë e ndërtimit të segmentit Thumanë-Kashar.

Lidhur me këtë çështje, Naim Lushi, banor i kësaj zonë tha në studion e lajmeve në MCN Tv se kompania Gener 2 që po zhvillon punimet në këtë zonë nuk i ka paraqitur banorëve asnjë dokument dhe kërkon t’i dëmshëprblejë ata me një vlerë shumë të ulët.

Më tej, Lushi deklaroi se banorët kërkojnë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.

Nuk na paraqesin asnjë dokument, asnjë lloj zgjidhje nuk na kanë dhënë, nuk e dimë si do veprohet. Këtë e kemi marrë në mënyrë private, kemi biseduar me bashkinë, erdhi kryetari bëri një takim me ne, thotë që s’kam asnjë të drejtë në lidhje me këtë rrugë. Kryebashkiaku tha që për këtë rrugë i kishte thënë ministria që nuk ke punë. Më kap 3 shtëpi dhe 32 dynym tokë m'i shkatërron. Nuk kam orientim si do të veprohet. Punimet kanë ardhur deri në rrëzë. Vijnë ata të Gener 2, kapin ndonjë banor dhe i japin lekë.

Nëse bëjmë ne një ndërtim, ne marrim leje, këta nuk paraqesin leje, pasi automatikisht nëse do të jepet leje toka ime që kërkon ta shfrytëzojë Gener 2 do të kthehet në truall dhe ne do kërkojmë dëmshpërblim. Ata kërkojnë të vijojnë punime dhe leja do të dalë. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, është projekt madhor. Tokën që e lëmë, ndahet përgjysmë dhe del e pavlefshme, por ne jem kundër shpronësimit, jemi për shpronësim me vlerën e tregut. Ngjitur me pronën time është shitur metri katror me 85 euro.

I kemi pronat me certifikata, zotëria e Gener 2, e merr tokën kërkon të na e dëmshpërblejë me 4400 lekë metrin katror dhe e shfrytëzon për 35 vjet. Është shfrytëzim i njeriut prej njeriut, është sistem primitiv. Dhe në kohën e partisë së punës vinte tjetri me dokument. Tani s’ka ardhur asnjë dokument, çfarë shtetit t’i them unë këtij, është abuziv aq sa nuk përshkruhet. Nga ky projekt preken 20-22 banesa, shkon rreth 30 hektarë tokë. Do të lëvizet dhe linja e interkonjuksionit. Ajo linjë ku do të shkojë, do shkojë mbi shtëpinë e dikujt, por është linjë 400 kilovoltëshe. Flitet se ka dhe shtëpia që nuk janë legalizuar, kanë qenë në proces. Unë i kisha 5 lekë dhe ia dhashë atij të legalizimit dhe i thashë më bëj letra, po një që nuk i ka si do i shkojë halli. Nuk ka rrugë dytësore sipas të dhënave, jemi në tym, nuk marrim vesh se çfarë po ndodh. Vijnë punonjës që nuk dinë të japin përgjigje, dhe vendosin shenja. Nuk kemi besim tek drejtësia, por jemi të detyruar t’i bëjmë si procedura. Duhet të ngrihet një përfaqësues të ulet me ne. Një metër tokë si një kile vaj.

Më tej banori tha se do protestohet sërish para Bashkisë së Tiranës dhe më pas do të vijohet më tej dhe tek ARRSH-ja.

Ne kërkojmë para bashkisë pasi nuk po ndihen, po bëhen punime të kundra ligjshme në territorin që e mbulon bashkia. Kam bërë një rrethim unë, sapo filluan punimet IKMT erdhi aty, bënë procesverbal dhe çështja është në hetim. Po bëhen këto punime dhe të paktën IKMT të vijë t’i pezullojë dhe t’i kërkojë lejen. Ne kërkojmë të dimë mbi ç ‘bazë punohet. Nuk do ngelet vetëm tek Bashkia, do të shkojë tek ARRSH, Ministria e Infrastrukturës deri sa të vijë kohë për vetëflijim. Nuk kam ku të shkoj, ose shteti të më gjejë tokën, t’i jap unë 4.4 milionë lekë për dynym.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy