“Skin hunger”, ndikimi i prekjes fizike në sistemin imunitar

“Skin hunger”, ndikimi i prekjes fizike në sistemin imunitar

Nëse ndiheni të shqetësuar, sepse ndjeni dëshirën për të përqafuar dhe takuar dikë, nuk jeni vetëm. Shkencërisht njerëzit kanë nevojë për prekje fizike dhe mungesa që ndjejmë në moment që nuk prekemi fizikisht ka një emërtim dhe njihet si “Skin hunger”(uria e lëkurës).

Mund të duket e çuditshme, por sa më shumë kohë të kalojë pa prekur dikë, aq më shumë ndihet efekti “Skin hunger”.

"Kur prekni lëkurën, ajo stimulon sensorët e presionit nën lëkurë që dërgojnë mesazhe në vagus (një nerv në tru). Ndërsa rritet aktiviteti i prekjes, sistemi nervor ngadalësohet, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut ulen, dhe valët e trurit tuaj fillojnë relaksohen”, tha Tiffany Field nga “Instituti i Kërkimeve mbi prekjen” në Universitetin e Miamit për Wired. "Nivelet e hormoneve të stresit si kortizoli janë ulur gjithashtu", shton ajo.

Të privuar nga prekja për një kohë të gjatë, njerëzit vuajnë pasoja fizike, po ashtu edhe emocionale, disa prej të cilave, në një kthesë ironike, janë veçanërisht të rrezikshme në kohë stresi dhe sëmundjeje.

Field gjithashtu ka shpjeguar se pa prekje njerëzore, nivelet e kortizolit mund të kalojnë të pakontrolluar, duke dobësuar sistemin imunitar dhe potencialisht duke i vendosur njerëzit në rrezik më të madh të kontraktimit të koronavirusit. "Unë jam shumë e shqetësuar, sepse në të vërtetë, në ditë të vështira është koha kur ne kemi nevojë për prekjen e dikujt edhe më shumë", shpjegon Field.

Për fat të keq, për ironi të fatit, ajo për të cilën kemi më shumë nevojë, siç është një përqafim, është njëkohësisht edhe ai që mund të na marrë jetën në këtë kohë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy