U gjykua për krime lufte në Ukrainë, kërkon falje në gjykatë rreshteri rus

U gjykua për krime lufte në Ukrainë, kërkon falje në gjykatë rreshteri rus

Rreshteri rus Vadim Shishimarin, u gjykua në Kiev për krime lufte dhe vrasje me paramendim të një civili 62-vjeçar të paarmatosur në rajonin Sumy në fillim të pushtimit. Raportohet se 21-vjeçari i kërkoi falje në gjykatë.

“E di që nuk do të mund të më falësh, por gjithsesi kërkoj falje”, tha ushtari nga kafazi i të pandehurit në rusisht, duke iu drejtuar gruas së burrit që ai pranoi se e kishte vrarë.

Në dëshminë e tij, i pandehuri ka rrëfyer me detaje se si e ka qëlluar burrin me biçikletë. Rreshteri Shishimarin tha se fillimisht nuk pranoi të qëllonte, por u urdhërua dhe u kërcënua nga një ushtar tjetër.

Kateryna Shelipova, e veja e burrit të vrarë tha: "Burri im punonte si traktorist, ne nuk kishim armë. Ai ishte në civil. Me burrin humba gjithçka, ai ishte mbrojtësi im”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy