Ftesa e Zelesnky-t për bashkëprodhim municionesh/ Rama: Duam të ringjallim infrastrukturën e vjetër. Ta kemi së pari për veten

Ftesa e Zelesnky-t për bashkëprodhim municionesh/ Rama: Duam të ringjallim infrastrukturën e vjetër. Ta kemi së pari për veten

Edi Rama u pyet në konferencën për media mbi ftesën e Presidentit Zelensky për bashkëpunim në prodhimin e municioneve që mund t’i duhen Kievit kundër agresionit rus.

Rama tha së pari duam që të kemi një industri “për veten tonë” duke ringjallur infrastrukturën e vjetër përmes investimeve. Rama shtoi se po punohet për gjetjen e marrëveshjes së duhur dhe partnerëve të duhur. 

Ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Po punojmë që të gjejmë marrëveshjen dhe partnerët e duhur, për të ringjallur infrastrukturën tonë të vjetër dhe për të bërë më shumë investime. Propozimi s’ka asgjë të jashtëzakonshme, Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit dhe të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, ne e dimë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe do ta bëjmë këtë. Ka vetëm një kusht, ta bëjmë këtë me aleatët, jo me të tjerët”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy