Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, ndërhyrjet në burgun e Spaçit për të xhiruar një film, i sheh si tjetërsim të monumentit.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai thotë se për këtë projekt nuk është bërë asnjë konsultë.
Ai deklaron se pushteti lokal duhet të merrte informacionin e duhur në mënyrë që të mos gjendeshin të papërgatitur, ndërsa shprehet se banorët nuk duan që ai monument të tjetërsohet.
Sipas tij, duhen ndryshime por me një plan menaxhimi të mirëfilltë dhe jo vetëm për një film dhe pas filmit çdo gjë të zhbëhet.
Banorët nuk duan që ai monument të tjetërsohet. Duhet patjetër të ruhet monumenti i atij institucioni.
Mesazhi është i tillë, do të duhej që ministria përkatëse duhet të bashkëpunonte me grupet e interesit, të dëgjoheshin dhe të ruhet monumenti. Banorët mirditas, qoftë dhe vetë protestuesit, kanë kaluar një kalvar vuajtjesh dhe normalisht e duan atë vend që të ruhet se iu kujton momentet e tmerrit.
Është e rëndësishme që ai vend të mos tjetërsohet dhe ndryshohet. Natyrisht duhen ndryshime por me një plan menaxhimi të mirëfilltë dhe jo vetëm për një film dhe pas filmit çdo gjë të zhbëhet. Ka pasur dhe tymnajë, por tymnaja e parë që është ngritur, është mungesa e informimit që vetë ministria e Kulturës ka ngritur.
Duhet të bëhej publike gjithë sa po ndërtohej, jo në një moment të caktuar ne të kuptojmë si bashki se aty po punohej. Duhej dhe një informim i pushtetit lokal. Tymnaja është krijuar nga vetë institucioni se duhej një informacion më i detajuar se çfarë po ndodh.
Duhej të dilte informacion nga vetë ministria. Pushteti lokal duhet të merrte informacionin e duhur dhe ne do informonim dhe nuk do bëhej kjo tymnajë. Për këtë projekt nuk është bërë asnjë konsultë, kemi diskutuar për planin e menaxhimit që do bëhet në vijim.
Por për investimet për xhirimin e një filmi nuk ka pasur asnjë konsultim. Në momentin që kemi patur informacione se në atë territor po punohet, patjetër kemi ngritur grup pune i cili ka shkuar atje dhe pas këtij monitorimi dhe vëzhgimi të terrenit të burgut, ne i kemi dërguar një shkresë ministrisë përkatëse.
Por kemi kërkuar qoftë projektin, çfarë investimi është dhe çfarë prek ai projekt brenda territorit. Instancat që kanë për detyrë monitorimin e territorit, duhet të kenë një projekt të saktë që të informojnë se çfarë po ndërtohet aty.
Aty ka pasiguri, pasi pothuajse çdo ditë sidomos gjatë muajit maj vizitohet nga nxënës shkollash dhe nuk janë të sigurt gjatë lëvizjes brenda kampit. Përbën rrezik për ata që hyjnë aty. Bashkia e ka kërkuar informacion për ndërhyrjet e bëra.
Nuk është njësoj si të restaurosh një monument kulture të kategorisë së dytë, si një banesë. Ajo kërkon studim të mirëfilltë, në mënyrë që të ruhet autenticiteti dhe origjinaliteti. Kërkohet që të shihet origjinaliteti i asaj që ka ndodhur, jo tjetërsim.
Nëse ndërhyhet me suvatime dhe ndryshime, nuk kuptohet a është burg apo kavaleshencë. Bashkia nuk mundet dhe nuk i lejohet ndonjë projekt edhe po të duhet në atë monument.
Bashkia është e gatshme për çdo kontribut, apo diskutim, por bashkisë nuk i lejohet që të ndërhyjë në këtë lloj monumenti kulture.
Kemi pasur biseda dhe diskutime lidhur me planin e menaxhimit të Spaçit që ka disa vite që po studiohet.
Kemi dhënë mendimet tona dhe jemi në pritje që të shohim nëse ai plan menaxhimi do realizohet në bazë të rekomandimeve që institucionet dhe ish-të dënuarit kanë dhënë. Interesi është në rritje jo vetëm të huajt, por edhe vendasit, shqiptarët dhe mirditorët kanë data të caktuara që shkojnë përgjatë vitit. Ka të huaj që ne përmes grupeve të caktuara brenda bashkisë, i shoqërojmë.
Ka të huaj që vijnë në mënyrë permanente, nxënës shkollash që vijnë në prill dhe maj.
Duam që patjetër të rritet interesi, por do ishte e mira që ajo çfarë ka ndodhur aty të pasqyrohet në libra shkollorë dhe më gjerë nga mediat. Për tu njohur qytetarët me atë që është përjetuar në atë vend, duke e bërë më të vizitueshëm.



