Zbulohen 3 të dyshuar të tjerë, vizituan vilën e kapos së bandës ditën e grabitjes në aksin Tiranë-Rinas

Zbulohen 3 të dyshuar të tjerë, vizituan vilën e kapos së bandës ditën e grabitjes në aksin Tiranë-Rinas

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje më grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të një banke të nivelit të dytë në Qafë Kashar, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt të këtij viti.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për “News24” dhe “BalkanWeb” se të përfshirë në ngjarje janë edhe 3 persona të tjerë të cilët janë identifikuar nga pamjet në vilën e Admir Muratajt. Të dyshuarit shfaqen në vilën e Admir Muratajt ditën kur ndodhi grabitja, ndërsa ka dyshime se ata kanë role dytësore dhe jo përfshirje direkte në grabitje

Admir Çerpja është personi i parë nga 6 të arrestuarit për grabitjet e ndodhura në aksin Tiranë-Rinas që kërkon statusin e të penduarit, ndërsa Dash Kupa është personi i gjashtë i arrestuar. Grabitësit kanë vepruar me role të ndara dhe si një grup i strukturuar, si në grabitjen e Qafë-Kasharit më 3 dhjetor të vitit 2015 , ashtu edhe në grabitjen e 9 shkurtit 2017, ku u grabitën 3.2 milionë dollarë.

Të arrestuarit për grabitjen në Qafë-Kashar:

1- Fatjon Xhyliu

2- Ditjon Memlika

3- Neim Avdyli

4- Ernest Kupa

5- Admir Çerpja

6- Dash Kupa

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy