Kryeministri Edi Rama, reagon lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës dhe shigjetimeve ndaj palës shqiptare.
Rama thotë se disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete.
Kryeministri deklaron se jo vetëm që është dhënë ndihmë, por është dhënë ndër të parët.
“Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës! Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, shkruan Rama në Twitter.



