
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe të cilit iu bë një atentat ka vdekur, sipas mediave japoneze.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua teksa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Autori i dyshuar i të shtënave është një 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi, i cili u kap në vendngjarje dhe u arrestua.
Yamagami është ish-anëtar i Forcave Detare të Mbrojtjes, i Marinës Japoneze. I dyshuari u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje.
Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, dyshohet prodhim artizanal, ka plagosur edhe persona të tjerë.
Abe ishte i angazhuar në një takim elektoral dhe u rrethua nga qindra persona kur i dyshuari qëlloi të paktën dy të shtëna me armë nga afër, duke e goditur ish-Kryeministrin në shpinë dhe në qafë.
Abe u rrëzua në tokë, i gjakosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale ose 4:30 me orën tonë. Ish-Kryeministri u shtrua në spital me arrest kardiorespirator rreth 15 minuta pas të shtënave.



