
Realiteti virtual, jeta "e re" me celular në dorë dhe mënyra se si gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen.
Takimet nga Tinderi në Whatsupp dhe kërkesa pak a shumë imponuese: “Zemër kur do jemi bashkë në foto profili?”.
Instagrami me filtrat që na ndihmojnë të bëhemi të tjerë nga ata që jemi (më të mirë sigurisht, shpesh edhe për inat të të tjerëve) dhe TikToku për të cilin 13-vjeçaret na ironizojnë se nuk dimë ta përdorim.
Të gjitha "lojërat" që na bëjnë të mundur rrjetet sociale në puntatën e gjashtë të Stand up with Ina.



