
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka bërë bilancin për vitin 2023.
Në mes tjerash siç raporton për MCN live, gazetari Mariglen Kume, ajo është ndalur te fakti se kanë kaluar 13 muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe i njejti vijon të shtyhet në Kuvend.
Sipas Kumes, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se është e paimagjinueshme në një shtet ligjor që Kuvendi të vendos në pikëpyetje zbatimin e vendimit të GJK, për deputeten Olta Xhaçka.
Kryetarja Zaçaj komentoj çështjen e znj Xhacka që është çuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka një vendim dhe i thotë Kuvendit që i takon Gjykatës Kushtetueses nëse Xhacka është në kushtet e lënies së mandati, kurse nga ana tjetër nuk ka një reflektim nga ana e kuvendit, është bërë një vit dhe nuk e ka sjell çështjen e saj në Kushtetuese.
Në këtë pikë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e përcaktoj të paimagjinueshme moszbatimin e një vendimi të Kushtetueses. Ajo konsideron se çdo vendim i trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese është ligj dhe në këtë mënyrë duhet të zbatohet. Në këtë interpretim kemi një moszbatim të ligjit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
Do duhej që parlamenti të kishte vepruar në interpretim të Gjykatës Kushtetuese dhe të ja sillte Gjykatës vlerësimin se Xhacka është në shkelje të ligjit dhe rrjedhimisht duhet të linte apo jo mandatin e deputetit, prandaj e konsideroj ajo të paimagjinueshme, një kritike që i është bërë Kryesisë së Kuvendit.
Gazetari Kume, raportoi edhe për çështjet e tjera me rëndësi në të cilat dha sqarime kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj,
Kryetarja Zaçaj ka folur mes të tjerash edhe në lidhje çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Ajo u shpreh se nuk ka asnjë kërkesë për përshpejtim të procesit në lidhje me masën e sigurisë.
Zaçaj tha sa Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen në shtator, ndërkohë që gjykata është ende te dosjet e majit.
Ndërsa sa i përket dy kërkesave të tjera, Zaçaj shtoi se janë në fazën e shqyrtimit paraprak.
Ajo foli poashtu edhe në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Lidhur me të ajo u shpreh se marrëveshja është në një rang më të ulët hierarkik në krahasim me Kushtetutën dhe Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ndaj juridiksioni i shtetit shqiptar mbi këto territorit që do të jepen në përdorim për shtetin Italian, mbetet.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçja sqaroi poashtu edhe çështjen e rritjes së pagave në sistemin e drejtësisë, për të cilën tha se paga është caktuar nga qeveria ndërsa Gjykata sqaroi ka dorëzuar vetëm një propozim që kërkonte të korrigjonte hierarkinë e pagave.



