Zepishta: Më efektiv mirëadministrimi i taksave ekzistuese sesa shtimi i taksave të reja

Zepishta: Më efektiv mirëadministrimi i taksave ekzistuese sesa shtimi i taksave të reja

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin shumë të diskutuar për tatimfitimin e profesionistëve të lirë.

Në studion e MCN Economy, eksperti kontabël, Igli Zepishta, tha se qeveria qëllimisht e publikoi vonë listën e profesioneve të lira, në mënyrë që atyre që prekeshin të mos u mbetej kohë për ta kundërshtuar.

Presim ta gjykojë, edhe pse është e vështirë. Qeveria e vonoi mundësinë e shoqatave që kundërshtonin për ta çuar. Ligji i të ardhurave personale ka hyrë në fuqi vjet. Në korrik ka hyrë udhëzimi. Pritej vendimi i qeverisë për të shpallur listën e profesioneve të lira. E shpalli më 28 dhjetor, me 1 janar hyri ligji në fuqi. U bë qëllimisht.

Zepishta theksoi se më shumë sesa taksat e reja, të ardhura në buxhet sjell vjelja rigoroze e taksave ekzistuese.  

Viti 2023 u mbyll me realizim, ishte shumë mirë. Edhe 2024 ka nisur mirë. Mungon edhe 2-4 milionë euro që duhet të mblidhen nga profesionet e lira. Mesa duket qeveria ka akoma nevojë për para dhe do të gjejë mënyrat më të lehta për t’i mbledhur. Ka mundësi shumë më mirë administrimi të këtyre taksave siç janë duke mos i ndryshuar kaq shpesh sepse nuk është e mirë as për ne as për administratën tatimore. Administrata tatimore e ka të vështirë të përditësohet me ndryshimin e ligjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy