Krasniqi: Vuçiç po përdor serbët e Kosovës për një konflikt si ai i Donbasit në Ukrainë

Krasniqi: Vuçiç po përdor serbët e Kosovës për një konflikt si ai i Donbasit në Ukrainë

Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes Skype, analisti Milazim Krasniqi paralajmëroi destabilizimin e situatës në veri të Kosovës, vetëm pak orë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit. Krasniqi tha se Vuçiç do të përdorë serbët e Kosovës për të krijuar një situatë të ngjashme me atë të Donbasit në Ukrainë.

Megjithë retorikën Vuçiç flet për një konflikt që sipas tij është i pashmangshëm. Ai do të përdorë serbët e Kosovës  për të nxitur rebelimin e tyre dhe për të vënë barrikada në rrugë. Pra një skemë konflikti e ngjashme me atë në Donbas të Ukrainës. Serbia nuk fut forcat e armatosura sepse është KFOR në kufi, pork a një tentativë për të destabilizuar Kosovën. Atij i duhet politikisht në këtë moment sepse po formon qeverinë. Dhe mund të krijojë një qeveri proruse dhe me element fashistë por edhe për të krijuar situatë tensioi për të zbutur sanksionet e Perëndimit lidhur me sanksionet që nuk i janë vendosur Rusisë.

 

Ballkani i Hapur, Krasniqi: Afrimi Rama-Vuçiç e ka dëmtuar Kosovën

Milazim Krasniqi, analist, profesor i asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Prishtinë, thotë se afrimi i Shqipërisë me Kosovën në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur e ka dëmtuar Kosovën. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Krasniqi tha se vëllazërimi i kohëve të fundit mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Vuçiç, e ka vendosur Kosovën nën një dritë negative dhe i ka dhënë zemër Beogradit.

Afria e Shqipërisë me Serbinë e ka dëmtuar në mënyrë të tmerrshme Kosovën. E ka inkurajuar Serbinë të rrisë presionin mbi Kosovën dhe të krijojë idenë se mund të zgjidhet çështja duke anashkaluar Kosovën. Dëmi ka qenë dhe është i madh. Shqipëria si shtet sovran ka të drejtën për politika të vetat, siç i leverdis, por në momentin që mes Kosovës dhe Serbisë, çështja është e hapur, nuk duhej të ndodhte kjo vëllazëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy