“Fytyra” e koronavirusit, studiuesit kapin fotot e para (FOTO)

“Fytyra” e koronavirusit, studiuesit kapin fotot e para (FOTO)

Pesë foto të jashtëzakonshme përbëjnë portretin më të detajuar që i është bërë ndonjëherë koronavirusit Sars-Cov-2.

Fotot janë botuar nga Instituti Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (Niaid), i cili është pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (Nih) dhe tregojnë ngjashmëri të fortë familjare me dy koronaviruset e tjera që janë shfaqur në 20 vitet e fundit: SARS-i i viteve 2002-2003 dhe MERS-i, që u shfaq në vitin 2015.

Pamjet kanë realizuar me mikroskop elektronik nga studiuesit Emmie de Wit dhe Elizabeth Fischer, të cilët punojnë në laboratorët e Hamiltonit, në Malet Rocky. Imazhet dixhitale më pas u bënë me ngjyra.

Ato të gjithë tregojnë grimcat e virusit SarsCoV-2 përgjegjës për Covid-19, me ngjyrë të verdhë, të verdhë dhe të kuqe mbi murin qelizor me rozë, jeshile dhe gri.

Imazhi i pestë është aq i detajuar sa ju lejon të dalloni qartë boshllëqet e vockla që dalin nga perimetri i grimcave të virusit si një "kurorë".

Ngjashmëria e koronavirusit të ri me ata që janë përgjegjës për SARS dhe MERS pritej, por fotografitë e tregojnë këtë me saktësi. "Gropat në sipërfaqen që ngjasojnë me një kurorë (corona nga gjuhët latine) janë ato që i japin emrin kësaj familjeje virusesh", saktësojnë autorët e fotove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy