Vranësira dhe rreshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe rreshje shiu, parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë në zonat jugore dhe qendrore do të jenë në sasi më të pakta.

Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve, por mbeten prezent në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy