
Bianka Çopja, anëtare e Këshillit Bashkiak në Elbasan tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan është i qëllimshëm dhe se është hera e dytë që ndodh kjo situatë.
Sipas Çopjas, ai vendgrumbullim ka hapësirë për 28-35 mijë tonë mbetje, ndërkohë që aktualisht mban më shumë se 200 mijë tonë të 7 bashkive të Elbasanit dhe ato të Bashkisë Rrogozhinë.
Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë asnjë masë për inceneratorin. Nuk kemi të bëjmë një landfill, por me një pikë të grumbullimit të mbetjeve që është parashikuar për një kapacitet 28- 35 mijë tonë. Momentalisht kapaciteti ka kaluar 200 mijë tonë mbetje të 7 bashkive të Elbasanit dhe është shtuar dhe Bashkia e Rrogozhinës.
Nga korriku i 2023 kemi bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj Bashkisë Elbasan dhe ECO ELSHa që të ndërmerren masa në kohë që të mos shkaktohej akoma më tepër ndotje mjedisore.
Ky landfill, që është vetëm vendgrumbullim i mbetjeve nuk funksionon dhe nuk ka funksionuar gjithë këto vite.
Kemi bërë kallëzim në prokurori dhe prokurori Seferi i ka marrë parasysh informacionet dhe kallëzimet, por nuk dua të jap detaje më tepër sepse i takon instancave
Është zjarrvënie e qëllimshme për të dytën herë.



