Situata e krijuar në Zharrëz, ku banorët janë në një grevë urie për shkak të tronditjes së tokës, e cila sipas tyre shkaktohet nga një kompani nafte, është bërë objekti i debateve në sallën e Parlamentit sot. Pas shqetësimit të ngritur fillimisht nga deputeti Blushi, në emër të qeverisë është përgjigjur zëvendëskryeministri Peleshi.
Në këtë debat u përfshi edhe ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi qeverinë se nuk merr asnjë masë, pasi është e korruptuar.
“Bankers i shërbeu Shqipërisë. Në Shqipëri zbarkoi SHELL. Ministrat nuk janë të PD, as të aleatit mik dhe armik. Ministri i Energjetikës është i huaji. Në çdo vend të botës, një kompani që shkel ligjin, ndëshkohet. Skenat që kemi parë së bashku janë tronditëse. Njërit i doli fontana e gazit në dhomën e gjumit. Ose bllokohen punimet, ose atyre u thuhet se duhet t’u vendosim diku tjetër, t’u paguajmë për shtëpinë e tokën. Po ju jeni të korruptuar. Ju ju peshon në kandar kompania. Me jetë njerëzish nuk paguhet asgjë”, tha ai.



