
Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me kreun e shtetit, Bajram Begaj, për të diskutuar lidhur me Samitin e Berlinit.
Duke ndarë një fotografi nga takimi në rrjetet sociale, Rama shkruan:
Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.
Ndërkohë Presidenca bën të ditur se:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kryeministrin e Shqipërisë. Sh. T.Z. Edi Rama.
Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Rama.



