Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, njoftoi për largimin nga detyra të një mësueseve në Kavajë, e cila u shfaq në një video porosiste nxënësit të mblidheshin në një takim ku do të ishte i pranishëm kryeministri Rama.
Në nëj postim në “Facebook”, Nikolla shprehet se mësuesit mund të aktivizohen politikisht, por vetëm jashtë mureve të shkollës. Sipas saj, kanë qenë të shumta rastet e pjesëmarrjes së mësuesve në protestën e çadrës së PD-së, por nuk ka pasur asnjë penalizim.
Postimi i Nikollës
Keqardhje për mësuesen që ka shkelur urdhërin tim të prerë për të mos bërë propagandë politikë në klasë! Në zbatim të urdhërit, mësuesja do të largohet menjeherë, që sot, nga sistemi arsimor.
Mësuesit dhe nxënësit janë të lirë të aktivizohen politikisht, por jashtë mureve të shkollës.
Kam parë mësues dhe nxënës që marrin pjesë edhe në takimet televizive të Çadrës, po asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë dhe nuk do t'u hyjë për arsye politike.
Por, asnjë nxënës apo mësues/e që nuk dëshiron të marrë pjesë në takime politike, as nuk mund të urdhërohet ta bëjë këtë, as nuk do të cënohet kurrë pse nuk aktivizohet politikisht për këdo qoftë!



