Studimi/ Mikroplastika po depërton gjithnjë e më shumë në indet e trurit

Studimi/ Mikroplastika po depërton gjithnjë e më shumë në indet e trurit

Të gjithë duhet të vetëdijesohemi për rrezikun që po i shkaktojmë vetes pasi kemi futur plastikën në mënyrën tonë të të jetuarit.

Një sërë provash shkencore tregojnë se mikroplastika po grumbullohet në organet kritike të njeriut, duke përfshirë trurin. Studiuesit bëjnë thirrje për veprime emergjente për të frenuar ndotjen plastike.

Kjo pasi studimet kanë zbuluar copa të vogla dhe njolla plastike në mushkëritë e njeriut, placentën, organet riprodhuese, mëlçinë, veshkat, nyjet e gjurit dhe bërrylit, enët e gjakut.

Duke pasur parasysh gjetjet e hulumtimit tani është e domosdoshme të shpallet një emergjencë globale për t’u marrë me ndotjen plastike”, tha Sedat Gündoğdu , i cili studion mikroplastikën në Universitetin Cukurova në Turqi.

Njerëzit janë të ekspozuar ndaj mimikroplastikës të përcaktuar si fragmente më të vogla se 5 mm në diametër dhe kimikateve të përdorura për të bërë plastikë nga ndotja e përhapur plastike në ajër, ujë dhe madje edhe ushqim.

Rreziqet shëndetësore të mikroplastikës brenda trupit të njeriut nuk janë ende të njohura. Studimet e fundit sapo kanë filluar të sugjerojnë se ato mund të rrisin rrezikun e kushteve të ndryshme si stresi oksidativ, i cili mund të çojë në dëmtimin e qelizave dhe inflamacionin, si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Analizat treguan se mesatarisht 4,800 mikrogramë plastikë ishin të pranishme në tru për çdo gram ind truri, "ose 0.5 për qind ndaj peshës". Studiuesit besojnë se nanoplastika arrin të futet në tru duke kapërcyer barrierën gjak-tru, ndërsa mikroplastika më të mëdha depozitohen në inde të tjera.

Studiuesit thonë se paralelet midis rritjes së përqendrimeve të mikroplastikës në tru, rritjes së pranisë mjedisore të mikroplastikës dhe shkallës në rritje të demencës shtojnë urgjencën për të kuptuar ndikimet e saj në shëndetin e njeriut.

Nevojiten studime të mëtejshme për ta qartësuar këtë, veçanërisht pasi problemi vetëm do të bëhet më i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy