Parlamenti Europian do të votojë për një mocion mosbesimi kundër Ursula von der Leyen në mesditë të enjten.
Mocioni pritet të marrë mbështetje nga një pjesë e madhe e së djathtës ekstreme, e cila e inicioi atë. Por ndoshta jo nga italianët e partisë së Giorgia Melonit.
“Ky është momenti i së vërtetës, nga njëra anë, elita perandorake e Brukselit, nga ana tjetër, patriotët dhe arsyeja e shëndoshë. Nuk ka shmangie, duhet bërë një zgjedhje ”, kërkoi në mediat sociale kryeministri nacionalist hungarez Viktor Orban.
Pavarësisht tensioneve brenda të ashtuquajturit kamp "pro-evropian" , Social Demokratët dhe deputet e qendrës nuk kanë ndërmend të rrëzojnë Ursula von der Leyen. Pritet të ndahen midis abstenimeve dhe mbështetjes për kreun e ekzekutivit.



