Azilanti shqiptar i arratisur, çmend femrat në Skoci: E strehojmë ne

Azilanti shqiptar i arratisur, çmend femrat në Skoci: E strehojmë ne

Një azilkërkues shqiptar i arratisur nga qendra e emigracionit Dungavel në Skoci, ka ngjallur reagim të madh në rrjetet sociale pasi fotografia e tij u bë publike.

Policia skoceze deklaroi publikisht se shqiptari i arratisur nga qendra është Guxim Imero 25 vjeç dhe publikoi edhe foton e tij duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta raportojnë nëse e shikojnë. Por, pasi fotografia e tij u përhap edhe në Facebook, disa femra komentuan duke dalë vullnetare për të strehuar të riun shqiptar.

“Nëse e shikon, mbaje dhe ai mund të vijë të qëndrojë me mua”, i shkruante një komentuese shoqes së saj.

“Unë do ta strehoja për një natë”.

“Eja tek ‘mami’ që të të ngroh”. Këto janë disa prej komenteve virtuale të femrave në Skoci, të cilat mesa duket pëlqejnë pamjen e jashtme të djaloshit shqiptar.

Autoritetet e kanë përshkruar Guxim Imeron si një person që nuk flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy