Po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me iniciale R.S., pasi po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij.

24-vjeçari u pikas në aksin Korçë-Pogradec, por nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Njoftimi i policisë: Vijon operacioni “Midnight”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit “Midnight”, të finalizuar 1 javë më parë, kanë goditur 1 tjetër rast. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi: R. S., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të inteligjencës informative se një shtetas do të transportonte me një automjet tip “Volvo”, emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, koordinuan veprimet dhe në aksin Korçë-Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit me drejtues shtetasin R. S., të cilit i bënë shenjë të ndalonte. 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e braktisur u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, drejtuesi i automjetit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R. S. dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy