Emin Gjana ka dalë para mediave nga selia blu për të sqaruar procedurën e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të PD-së. Gjana tha se lista e demokratëve që kanë të drejtë vote do të miratohet përfundimisht 5 ditë para zgjedhjeve.
Deklarata e Gjanës
Lista e votuesve do të miratohet nga KQ elektoral jo më vonë se 5 ditë para zgjedhjeve. Ajo përmban regjistrin e anëtarësisë deri në datën 28 qershor. Kjo listë do të përmbajë emrin e çdo anëtari të PD që disponon teserë ndër vite, por nuk është në regjistrin e përditësuar. Këta anëtarë duhet të paraqiten me dokumentin e anëtarësisë deri më 12 korrik. Degët e PD do të hartojnë një listë shtesë për të gjithë këta anëtarë. Procedura e votimit kryhet njësoj sin ë të gjitha votimet e tjra. Qendrat e votimit do të kenë orarin 7:00 -19:00 si në të gjitha votimet.
Pas përfundimit të numërimit të votave, komisioni I organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale do të shpallë fituesin. Ankimimet e palëve do t’i adresohen komisionit qendror elektoral në PD.



