Incident mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi, Poroshenko thërret Këshillin e Sigurisë (VIDEO)

Incident mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi, Poroshenko thërret Këshillin e Sigurisë (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Petro Porohsenko, mblodhi me urgjencë Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kiev, për t’i kërkuar Parlamentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pas incidentit në ngushticën Kerç midis Detit të Zi dhe detit Azov.

Gjatë incidentit në fjalë, forcat ruse qëlluan me armë dhe u plagosën marinarë ukrainas dhe  sekuestruan tre anije ushtarake të Ukrainës.

Incidenti u pasua me një protestë në Kiev, ku u dogjën disa makina përpara ambasadës ruse.

Poroshenko tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë "deklaratë lufte".

"Ukraina nuk ka në plan për të bërë luftë me askënd", tha ai, duke e quajtur incidentin e djeshëm të paprovokuar. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka lëshuar një urdhër për t'i vënë forcat e armatosura nën një alarm operativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy