“Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur në telefon me Emiljano Shullazin pak para se ai të arrestohej me telefonin e nëndrejtorit të Policisë Tiranë” kjo ka qënë deklarata e Partisë Demokratike këtë të martë e cila ka nisur sërish sulmet ndaj ministrit Tahiri.
Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i Departamentit për Sigurinë në PD Enkelejd Alibeaj tha se Tahiri e ka siguruar Shullazin se vetëm do të shoqërohej në komisariat dhe më pas do të lihej i lirë.



