Tensione mes policisë dhe banorëve në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, për shkak të zbatimit të një vendimi të vitit 2013, për të liruar banesat e një ndërtese tre katëshe me pretendimin se toka është pronë e një shtetasi italian.
Bëhet fjalë për 15 familje të cilat preken nga ky vendim për lirimin e banesave.
Na lajmëruan do e nxjerrin nga banesa, vjen policia ndihmon në krahun tjetër. Kanë vendimin e 2013, që ju duhet të dilni nga banesa sot.
Kjo është anormale. Me atë shkresë kanë ardhur sot.
Një tjetër banore deklaroi se njoftimin për lirimin e banesave e kanë marrë më 25 nëntor.
Pas vendimit, ndoqëm rrugën nëpërmjet gjykatës, prokurorisë. Kemi bërë kallëzim penal, se është vendim i paprecedentë, ky vendim është pushuar tërësisht dhe nuk ka si të ekzekutohet për së dyti.
Është marrë ky vendim nga zyra e përmbarimit të parë dhe është çuar tek një zyrë e dytë, dhe me këtë vendim të zyrës së përmbarimit, duan të na nxjerrin.
Na sollën letrën që kishte dëmtim nga tërmeti, bëmë gjyqin administrativ dhe gjykata tha se nuk ka dëmtim nga tërmeti, thjesht çati e amortizuar nga vetë koha por jo dëmtim nga tërmeti.
Vendimi që do shembet është vendim thjesht që të bëhet shpejt e shpejt që të prishet, që të humben gjurmët e kësaj prone.
Vjen vendimi i zyrës së përmbarimit dhe na thonë që është pronë italiane. Por kjo është pronë e babait tim. Vendimi është për të nxjerrë banorët, për të shembur nuk e dimë ende.
Prania e policisë është për të nxjerrë jashtë banorët. Marrëveshje nuk kam ku ta kërkoj, shteti nuk na njeh pronar. Ku do shkoj babai im që është burrë plak i vjetër.
Vetëm këtë shtëpi kishte babai im, ka punuar një jetë të tërë dhe sot të dalë nga shtëpia.
Një tjetër banore deklaroi se nxjerrja nga banesat vjen për shkak të pretendimeve se do i kthehet pronarit.
Ajo kërkoi që t’u jepet një shtëpi pasi nuk kanë ku të shkojnë.
Sipas saj, ka ardhur dikush i cili pretendonte se është pronari, u ka dhënë 5 milionë lekë të vjetra në mënyrë që të dalin jashtë.
Jemi në gjyq, po vazhdojmë gjyqet. Njëri mori shtëpi andej, tjetri këtej, ne ngelëm.
Nuk e liroj, do digjem edhe vetë brenda se nuk kam ku të shkoj.



