Edhe kryemnistri Edi Rama i është bashkuar fushates së qeverisë për promovimin e turizmit. Në faqen personale në Facebook, Rama ka zgjedhur të publikojë një video që tregon ambientet e reja të krijuara për pushuesit në bregdetin e Himarës.
Projektet e qeverisë “Rama” për zhvillimin e infrastrukturës në bregdet kanë ecur me shpejtësi. Brenda 6 muajve kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin duke finalizuar projektin, i cili ridimensionon potencialin turistik që ka Bashkia e Himarës. Financimi i qeverisë prej 233 milionë lekësh për Himarën u menaxhua nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por janë aktivizuar si nënkontraktorë shumë kompani dhe studio për hartimin e projektideve dhe ndërtimin e objekteve.



