Një 51-vjeçare si Jennifer Lopez

Një 51-vjeçare si Jennifer Lopez

Jennifer Lopez, një nga yjet më të dashura në botë, feston ditëlindjen në 24 korrik të vitit 2020. Ajo mbush 51 vjeç dhe nuk i tregon aspak. Në fakt, çdo vit që kalon është befasues për formën e saj të lakmueshme fizike, gjithashtu rezultat i stërvitjes ditore dhe dietës së kontrolluar. Dhe kjo pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale dhe personale si nënë.

Në fakt, të mos harrojmë se përveç binjakëve të saj nga burri i saj i mëparshëm, Marc Anthony, JLo tani është një nënë birësuese e dy fëmijëve të partnerit të saj aktual, Alexander Rodriguez, më i ri në moshë.

Lopez vazhdon të jetë po aq në formë dhe për të flitet çdo ditë në media. Nga ana tjetër, prodhimi i saj i pasur muzikor, i kombinuar me rolet e shumta në kinema dhe seriale televizive, si dhe prezantuese e talenteve, e bëjnë J.Lo një yll të plotë si pak të tjera. Dhe ajo me siguri nuk ka ndërmend të ndalet. Të gjitha në avantazhin e një pasurie që vazhdon të jetë në rritje, duke marrë parasysh edhe karrierën e saj si një prodhuese muzike dhe filmi. Sikur të mos mungonin këto,  Jennifer Lopez ka edhe linjën e saj të parfumeve. 

Ajo ka shitur rreth 80 milion CD. JLo ka 8 albume rekord. Pasuria e saj vlerësohet në 400 milionë dollarë. Ka luajtur me yje të kinematografisë në 30 filma dhe 7 seri televizive. Profili i sajnë Instagram ka mbi 126 milionë ndjekës. Lopez ka fituar çmimin Bilboard Music 7 herë.

Në vitin 2011, në moshën 42-vjeçare ajo u shpall gruaja më e bukur në botë nga revista People.

Lopez u martua 3 herë, me Ojani Noa në 1997, Cris Judd në 2001 dhe Marc Anthony në 2004. Ndërsa prej kohësh bashkjeton me Alexander Rodriguez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy