Dita e Bashkimit të Gjermanisë/ Meta uron Steinmeier: Mirënjohje për kontributin në hapjen e negociatave me BE

Dita e Bashkimit të Gjermanisë/ Meta uron Steinmeier: Mirënjohje për kontributin në hapjen e negociatave me BE

Presidenti Ilir Meta i ka uruar homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, 30-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Mes të tjerash, në letrën e tij Meta vë theksin te bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve dhe ndihma e madhe që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

 “Në këtë jubile të rëndësishëm të 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve tona, si dhe ndjenjat e thella të miqësisë ndërmjet dy popujve tanë”, u shpreh Meta, në një mesazh drejtuar Steinmeier .

Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë për qasjen strategjike të Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Sipas tij, “mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e Gjermanisë mike është mirëpritur nga mbarë populli shqiptar”.

Meta siguroi për vullnetin e tij të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy