
Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe nga një grup gjinekologësh.
Pedagogia Nora Malaj, në diskutim në “MCN live”, e sheh dyshues në tre rrafshe.
Sipas saj, vetë termi është diskriminues në aspektin psikoemocional sepse fetusi ndizet dhe ndjen gjithçka që në ngjizje deri kur del në jetë.
Unë do ta trajtoja në tre rrafshe. Rrafshi i parë lidhet me një projektligj dhe institucioni që e ka sjell Ministria e Shëndetësisë. Pyetja që unë bëj është pse ka ardhur ky projektligj në këtë kohë.
Çfarë studimi ka bërë MSH që tregon që kemi një lloj fertiliteti të mos pasjes së bërjes së fëmijëve nga çifte që nuk po arrijnë ta bëjnë këtë gjë, dhe patjetër na duhet të krijomë një model mekanizmi që lidhet me ketë nënë, që në momentin e parë termi ‘surrogate’ ty të godet në aspektin social dhe psikoemocional. E para, mund të gjendet një emërtese të re që në fillim.
E dyta, pse vjen në këtë kohë kur ne kemi grupe të madhja interesi siç është mosha e tretë që ende nuk ka një ligj për ta, për nevojat që ka kjo kategori.
E treta, cila është analiza dhe nevoja që bëhet për të kuptuar në traditën dhe historinë tonë kur ne kemi një familje të shenjtë dhe procesin e ligjshmërisë e kemi parë si prioritet në drejtim të familjes dhe shoqërisë.
E katërta procesi i mirërritjes së fëmijës nuk fillon kur del nga nëna, por që në barkun e saj, që në momentin që ndizet dhe mitra e mbart fetusin, ai ndjen çdo gjë, që nga zëri, ndjenja, të gjitha i bart në ARN e tij kur del në jetë.
Pedagogia Malaj, vlerëson se para se të krijohej një ligj i tillë, do duhej të shikohej si do kthehej ai në mirëqenien dhe rritjen e fëmijëve teksa nuk janë pyetur as grupet e interesit dhe nuk janë bërë as sondazhe rreth saj.
Unë nuk jam kundër që të gjejmë një ligj me një mekanizëm shumë të mirë, të krijojmë një ligj që ka shumë detaje, sepse ka shumë problematika të paqarta të cilat ne nuk i dimë se do kthehet ligji në mirëqenien e mirërritjes ë fëmijëve, do kthehet ën nevojë për të krijuar ardhjen fëmijëve apo do kthehet në një ligj i cili mund të krijojë situata të errëta të cilat nesër mund të na thënë ne bumerang dhe Shqipëri të kthehen në një mitër surrogate për të prodhuar tërë të këqijat e kësaj.
Ende nuk janë pyetur grupet e interesit dhe ende nuk është bërë një sondazh kush është pro dhe kundër për të parë në gjithë qasjen, duke mos lëne anash kulturën dhe traditën që ka shqiptari.



