
“Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë”.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN.
"Ne jemi të shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por e gjithë bota duhet të jetë, jo vetëm Ukraina," tha presidenti.
“Nuk duhet të frikësohemi, por të përgatitemi. Kjo nuk është një çështje vetëm e Ukrainës, por e gjithë botës”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Moska ka dëbuar nga Rusia 18 anëtarë të përfaqësimit të BE-së. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme, cituar nga Tass.



