
Një dëshmitar në seancën dëgjimore për ekstradimin e Julian Assange pretendon se presidenti Donald Trump i ofroi themeluesit të Wikileaks falje nëse ai thotë se Rusia nuk ishte e përfshirë në rrjedhjet e postës elektronike gjatë zgjedhjeve në SHBA.
Informacionin e ka përcjellë avokati i Assange në Gjykatën e Magjistraturës Westminster pak përpara një seance ekstradimi që do të mbahet javën e ardhshme.
Gjykatësja e rrethit Vanessa Baraitser i ka cilësuar provat e dëshmitarit të pranueshme, sipas BBC. Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë është shprehur se pretendimi është "një trillim i plotë dhe një gënjeshtër totale".
Assange po përballet me ekstradim në SHBA me 18 akuza për rrjedhje të informacionit diplomatik.
Ai mund të dënohet me deri në 175 vjet burg nëse shpallet fajtor.



