Hetimet për Kurum/ Lala: Analizat nga Italia rezultuan se mbetjet toksike janë të rrezikshme

Hetimet për Kurum/ Lala: Analizat nga Italia rezultuan se mbetjet toksike janë të rrezikshme

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e Prokurorisë lidhur me mbetjet e kompanisë Kurum, të cilat u kthyen me anije në Shqipëri.

Lala bëri të ditur se përgjigjja nga laboratori në Itali ka mbërritur dhe ka konfirmuar se mbetjet rezultojnë të rrezikshme.

Sipas saj, tashmë i takon Prokurorisë së Durrësit të përcaktojë përgjegjësit që kanë lejuar eksportimin e këtyre mbetjeve.

Pas një zvarritje të gjatë, Prokuroria e Durrësit, dërgoi mostrat e konteinerëve jashtë vendit, të cilat ruhen në Porto Romano.

Nga informacionet që disponoj, më rezulton se përgjigja nga laboratori në Itali ka ardhur dhe mbetjet kanë rezultuar të rrezikshme. 

I takon Prokurorisë së Durrësit të përcaktojë personat përgjegjës, që kanë lejuar eksportimin e mbetjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë sasi që mbahet e bllokuar, por në dokumentat që kam parë, që janë publike, më rezultojnë tonelata mbetje të rrezikshme të eksportuara jashtë vendit.

Nuk bëhet fjalë vetëm për Kurum, por po ashtu duhet parë edhe një sërë kompanish të tjera.

102 kontejnerët në Porto Romano, janë eksportuar nga kompania Sokolaj shpk në pronësi të Xhovana Sokolaj, e cila ka patur qëndrime të ndryshme në Prokurori. Duhet parë rrjeti i kompanive të tjera dhe roli i zyrtarëve. Nuk përfshihet vetëm Kurum dhe kompani të tjera, kam dyshime të forta, që ka të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy