Qeveritë e Bashkimit Evropian rrezikojnë një përplasje me krahun ekzekutiv të BE-së mbi mbështetjen për kompanitë e udhëtimit që japin kuponë për pushimet e anuluara pa u dhënë klientëve mundësinë e kthimit të parave siç kërkohet nga ligji i BE-së, thonë diplomatët.
Vende si Franca, Italia, Belgjika, Rumania dhe Polonia thonë se kanë miratuar masa, ose do ta bëjnë këtë, për të lejuar lëshimin e kuponave të tillë, me synimin për të ndihmuar në mbrojtjen e sektorit të turizmit, i goditur nga efektet e epidemisë së koronavirusit që e ka çuar sektorin e udhëtimeve në një stanjacion financiar shkatërrues.
Megjithatë, sipas ligjit të BE-së, i cilia garantohet nga Komisioni Evropian, klientëve duhet t’u garantohet e drejta të zgjedhin mes rimbursimit të parave ose pranimit të një kuponi për paketat e ardhshme të pushimeve.
I njëjti problem ka prekur linjat ajrore, të cilat janë përpjekur të kthejnë mbrapsht miliona kërkesa për rimbursim për të shmangur rrjedhjen e parave nga rezervat e tyre.
"Kuponat duhet të garantohet se do të jenë efektivë pasi ato të ofrohen. Kjo vlen për linjat ajrore por edhe për mënyrat e tjera të transportit, për të gjithë," u tha eurodeputetëve Komisioneri i Transportit të BE-sëm Adina Valean.
Aksionet janë të larta. Turizmi përfaqëson më shumë se 10 për qind të PBB-së së BE-së dhe ka pothuajse 12 për qind të forcës punëtore, tha Gari Cappelli, ministri kroat i Turizmit, vendi i të cilit tani mban presidencën e radhës të BE.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, tha javën e kaluar se kuponat mund të jenë mjeti i duhur, megjithëse vendet anëtare duhet të garantojnë që këto të mbulohen "nga një regjim i duhur për të mbrojtur kundër falimentimit" të operatorëve të udhëtimit.
Por Breton nënvizoi se kompanitë duhet të jenë në gjendje të sigurojnë rimbursime nëse klientët i duan, ndërsa Valean tha se linjat ajrore duhet të ofrojnë kuponë vetëm nëse pasagjerët në mënyrë të qartë pranojnë të mos u kthehen paratë.
Nëse klientëve nuk u ofrohet një zgjedhje e tillë, Komisioni Evropian më vonë mund të fillojë procedurat penalizuese kundër shteteve anëtare që kryejnë shkelje, që mund të rezultojnë me gjobë.
Për vendet mesdhetare, mes më të prekurve nga ndikimi i pandemisë, turizmi është një industri strategjike.
Ministrat e turizmit të Bullgarisë, Qipros, Francës, Greqisë, Maltës, Italisë, Portugalisë, Rumanisë dhe Spanjës në një deklaratë të përbashkët të hënën bënë thirrje për "masa homogjene në nivel evropian", që duhen marrë në të gjitha vendet anëtare për të rifilluar udhëtimin dhe turizmin në një mënyrë të sigurt, pasi të hiqen masat kufizuese të pandemisë.
Në përgjigje të kësaj, Valean tha se është jetike që vendet anëtare të koordinojnë hapat për të dalë nga izolimi, në mënyrë që të shmanget copëzimi i tregut të përbashkët europian, i shkaktuar nga hapa të njëanshëm në nivel kombëtar.
27 ministrat e transportit të BE-së do të takohen të mërkurën për të diskutuar se si t’i përafrojnë masat për të relaskuar situatën e izolimit. / Reuters /



