Koronavirusi merr jetë të tjera, 80 të vdekur dhe frika se virusi po forcohet (VIDEO)

Koronavirusi merr jetë të tjera, 80 të vdekur dhe frika se virusi po forcohet (VIDEO)

Numri zyrtar i viktimave nga koronavirusi arrin në 80 dhe mbi 2 300 raste të konfirmuara të infektuar në Kinë. Autoritetet e Hubeit, epiqendra e virusit, raportojnë sot 24 viktima të reja dhe 371 raste të identifikuara.

Epidemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet, siç paralajmëroi presidenti kinez, Xi Jinping, me shqetësim.

Nuk është aq i fuqishëm sa SARS, por po bëhet më i fortë dhe shkakton viktima të reja në Kinë, duke i detyruar autoritetet e Pekinit për kufizime të mëtejshme, siç është ndalimi i tregtisë së kafshëve të egra, prej nga filloi sëmundja. Mongolia ka mbyllur kufijtë e saj rrugorë me Kinën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Për të njëjtën arsye janë mbyllur edhe shkollat.

Disa qytete në Kinë, si Pekini, Tientsin dhe Xian, kanë njoftuar pezullimin e linjave të autobusit që i lidhin me pjesën tjetër të vendit.

Ndërsa Wuhani, zona ku nisi epidemia, është kthyer në një qytet fantazmë. Spitalet nuk arrijnë të përballojnë fluksin e pacientëve dhe ka nisur puna për ndërtimin e një spitali të ri në kohë rekord vetëm për rastet e koronavirusit.  

Sëmundja i ka kaluar tashmë kufijtë e Kinës, duke u shtrirë edhe në kontinente të tjera.

Në Zvicër, dy persona që janë kthyer kohët e fundit nga Kina janë vendosur në karantinë. Në Toronto, Kanada, është shënuar rasti i parë. Në Vjenë ka dyshime për një rast të ri. Në Francë janë tre të prekur të konfirmuar. Ndërsa në SHBA, numri i tyre ka shkuar në katër.  

Shifrat e epidemisë, e cila filloi më 31 dhjetor në Wuhan, vazhdojnë të rriten dita-ditës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy