Presidenti serb Vuçiç vjen të premten në Tiranë (VIDEO)

Presidenti serb Vuçiç vjen të premten në Tiranë (VIDEO)

Presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë të premten Shqipërinë.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Vuçiç do të takohet në Tiranë të premten me liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që pritet të zhvillohet takimi i radhës për shëngenin ballkanik së bashku dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë Republikën e Shqipërisë në 20 dhe 21 Dhjetor 2019, ku do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë”, thuhet në njoftimin e presidentit serb.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi katër partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitit e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës të quajtur ndryshe si minishengeni ballkanik.

Sipas partive kryesore arsyeja e kërkimit të anulimit të samitit është mohimi i masakrave të kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës së Kosovës.

Ftesë zyrtare i është dërguar edhe Kosovës e, e cila në dy samitet e mëparshme ka refuzuar pjesëmarrjen dhe me shumë gjasë do ta bojkotojë edhe takimin e Tiranës.

Kjo do të jetë hera e tretë që presidenti aktual serb viziton Tiranën, dhe hera e dytë brenda këtij viti.

Vizita e tij e fundit ishte në maj në samitin e Brdo-Brijunit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy