Hapen aplikimet për në Universitet, maturantët kanë afat deri më datë 3 gusht

Hapen aplikimet për në Universitet, maturantët kanë afat deri më datë 3 gusht

Për të gjithë maturantët që do të aplikojnë në universitet, janë publikuar datat e aplikimeve në programet e studimit.

Nga data 29 korrik deri më 3 gusht portali U-Albania, ku do të mund të aplikojnë maturantët, do të jetë i hapur për të gjithë që të bëjnë përzgjedhjet e tyre për në Universitet.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një mesazhi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të rrisin më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ta.

Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti.

Kushi nuk ka lënë pa bërë edhe një ftesë për të rinjtë dhe të rejat nga Kosova, të cilët sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kosovën, mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy