Kryebashkiaku i Kievit blen rezidencë 6 milionë dollarë në Gjermani

Kryebashkiaku i Kievit blen rezidencë 6 milionë dollarë në Gjermani

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko ka deklaruar publikisht blerjen e një rezidence luksoze në Hamburg, Gjermani me vlerë pothuajse një çerek miliardë hryvnia (6 milionë dollarë), raportoi të dielën Strana.ua, duke cituar deklaratën zyrtare të taksave të politikanit.

Dokumenti tregon se Klitschko mori rezidencën prej 750 metrash katrorë më 20 dhjetor 2023 si shlyerje borxhi nga Maximum I LLC, një kompani me bazë në SHBA, fillimisht në pronësi të vëllait të tij Vladimir.

Pronësia e kompanisë iu transferua Vitaly në maj 2023. Shtëpia, kostoja e saktë e së cilës është 227 milionë hryvnias, iu transferua më pas kryetarit të bashkisë së Kievit si një formë unike e shlyerjes së borxhit.

Vitaly Klitschko është një ish-boksier profesionist i cili fitoi shumë kampionate botërore në peshat e rënda gjatë karrierës së tij.

Ai dhe vëllai i tij më i vogël Vladimir dominuan boksin e peshave të rënda midis 2006 dhe 2015, një periudhë e njohur gjerësisht si “Era e Klitschko”.

Vitaly njoftoi tërheqjen e tij nga sportet profesionale në vitin 2013 dhe nisi një karrierë politike, duke u bërë kryebashkiak i Kievit në vitin 2014.

Në një intervistë për BBC në vitin 2013, ai pranoi se kishte jetuar në Gjermani për 13 vjet. Në vitin 2016 u raportua se ai zotëronte një pronë në Hamburg, e cila ishte e zënë nga gruaja dhe vajza e tij, por pasuria nuk ishte deklaruar kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy