Kandidatja e PD-së në zgjedhjet që po mbahen në degën 6 në Kombinat, Onelda Zefi, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se nuk ka bashkim të demokratëve pa Sali Berishën.
Ndërsa komentoi procesin zgjedhor në degën e Kombinatit, Zefi tha se demokratët kanë qenë të bashkuar që prej datës 9 shtator.
Kemi një pjesëmarrje të kënaqshme. Procesi ka filluar në orën 07:00 dhe do përfundojë në 19:00. Demokratët e Kombinatit kanë qenë të bashkuar që në 9 shtator. Në proces kanë marrë pjesë tre funksionarë të degës të cilët nuk i ishin bashkuar më parë Berishës. Z. Visha e ka ftesën e hapur si bashkëpunëtor. Ftoj demokratët e Kombinatit të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm. Kemi kohë deri në 19:00. Anëtarët e Komisionit janë ish-anëtarë Kryesie. Kanë mbajtur pozicione të ndryshme në Kryesinë e degës 6”
E pyetur mbi platformën e shpallur nga Alibeaj, ajo u shpreh:
Nuk mund të mbështesë një platformë të dalë nga një kryetar ilegjitim. Nuk ka bashkim të demokratëve pa z.Berisha”.



