
Duke nisur nga data 24 maj, kalimi në Tunelin e Llogorasë drejt jugut të vendit do të jetë pa pagesë për të gjitha automjetet, me përjashtim të mjeteve të tonazhit të rëndë.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 15 shtator.
Qeveria ka marrë këtë masë për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik veror, si dhe për të mbështetur industrinë e turizmit në jug të Shqipërisë.
Tuneli i Llogarasë, me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt jugut të vendit.
Tashmë, rruga nga Tirana në Dhërmi mund të përshkohet për rreth 1 orë e 45 minuta.
Tuneli përbëhet nga dy tuba: një për qarkullimin kryesor dhe një tjetër për raste emergjencash, të lidhur me 11 dalje të brendshme.
Ky projekt jo vetëm që përmirëson ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, por gjithashtu redukton kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.



