
Kreu i Zgjidhjes, Koço Kokëdhima, tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se mosbesimi te sistemi zgjedhor është arsyeja pse vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Kokëdhima tha se Shqipëria bën përjashtim nga Evropa për funksionimin e demokracisë, shenjtërisë së votës dhe ndërrimit paqësor të pushtetit. Ai vlerësoi Albin Kurtin, por shtoi se nëse ai do të merrte pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, sistemi do ta nxirrte pa vota.
“Kjo është ajo që po diskutojmë. Kam shumë respekt për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Por nëse Albin Kurti vjen në Shqipëri dhe konkurron me këtë sistem zgjedhor me PD dhe PS, atë do ta nxjerrin pa votën e gruas së tij”.
Pjesë nga intervista
Çdo diskutim mund të justifikohet me përvoja negative të historisë 30-vjeçare të tranzicionit. Ne nuk mund të mendojmë as për 2 as për 4 vite. Le të shohim modelete e ngjashme të të tjerëve. Nuk ka parti jodemokratike që të gjenerojë zgjedhje demokratike.
Beteja për zgjedhjet është më e fismja, sepse zgjedhjet janë themeli i të gjitha prapësive që bëhen në këtë betejë.
Nuk është punë njerëzish. Është punë institucionesh, ligjesh. Nuk mund të prodhojë zgjedhje PD dhe PS. Ne duhet të kemi lëvizje. Duhet të jemi shoqëri që lëviz. Fatkeqësia e Shqipërisë nuk është qeverisja e korruptuar. Gjëja më e rëndë që kanë shqiptarët është që nga një qeverisje e ndyrë, shkojmë në një tjetër akoma më të korruptuar. Ne shkojmë nga një e keqe në një tjetër më të madhe. Ne shkojmë nga shiu në breshër.
Çdo kohë që vjen është më e keqe se tjetra para saj.
Nuk mendoj që është krahasimi i përshtatshëm. Shqipëria bën përjashim nga të gjitha vendet e tjera të Europës. Le të shikojmë Kosovën. Në Kosovë funksionon demokracia, shenjtëria e votës dhe ndërrimi paqësor i pushtetit. Funksionon sepse atje ka ligj dhe institucione që janë ndërtuar nga njerëz me kulturë demokratike.
Shoqëria kosovare prodhoi një lider që rrëzoi një establishment të tërë. Këtu pse nuk ndodh?
Kjo është ajo që po diskutojmë. Kam shumë respekt për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Por nëse Albin Kurti vjen në Shqipëri dhe konkurron me këtë sistem zgjedhor me PD dhe PS, atë do ta nxjerrin pa votën e gruas së tij.
Ai të qeverisë Kosovën njëherë…
VV edhe pse nuk konkurron si parti, po bën përpjekje të ndihmojë Shqipërinë. Ata e kuptojnë në çfarë situate është Shqipëria.



