Moti sot, mesatarisht i vranët dhe me reshje të dobëta shiu

Moti sot, mesatarisht i vranët dhe me reshje të dobëta shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria sot do të ndikohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës.

Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 QYTETET

Temperaturat në °C

Sigla

Shkodër

17/24

Re shi

Kukës

17/26

Re shi

Lezhë

16/25

Re shi

Dibër

14/24

Re shi

Durrës

17/28

Re shi

Tiranë

18/29

Re shi

Elbasan

17/29

Re shi

Berat

16/28

Re shi

Vlorë

18/28

Re shi

Korçë

15/24

Re shi

Gjirokastër

16/28

Re shi

Sarandë

17/28

Re shi

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy