
Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Mat.
Pas shumë orësh kërkimi, polumbarët kanë mundur ta gjejnë trupin e të riut mëngjesin e sotëm në rajonin e Urës Zogut.
Nikolli u mbyt dje në lumin Mat teksa po peshkonte me dy shokët e tij. Ai u fut për tu larë por rrjedha e fortë e ka marrë me vete.
Shokët e tij kanë arritur ta shikojnë për disa minuta dhe më pas ju ka humbur nga shikimi për shkak të rrjedhës se fortë të lumit. Vijon puna për transportimin e tij në spital.



