
OSHEE po përballet me rritje të pagesës me vonesë të faturave të energjisë. Në tremujorin e parë 2018, nga vetë kompania raportohet për shtim prej 400 milionë lekëve të arkëtuara përtej afatit. Deri tani 400 mijë konsumatorë kanë lidhur aktmarrëveshje për të paguar borxhin me këste.



