Vrasja e komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu: Çështja ndaj Frrokut duhet të rishqyrtohet

Vrasja e komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu: Çështja ndaj Frrokut duhet të rishqyrtohet

Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim. Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Ai ndodhet në burg në Holandë, e cila e ka refuzuar ekstradimin e tij.

Frroku u shpall i pafajshëm në shkallën e parë të Krimeve të Rënda, por Apeli e hodhi poshtë këtë vendim, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut i jep të drejtën Frrokut t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për rigjykim.

Gjykata Europiane vlerëson se procesi ndaj Frrokut ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, por rrëzoi kërkesën e tij dëmshpërblim 50 mijë euro dhe kompensim shpenzimesh 10 mijë euro.

Sipas vendimit, në rastin e Arben Frrokut është shkelur neni 6, pika 1 e Konventës së të Drejtave të Njeriut, në lidhje me të drejtën e ankuesit për një vendim të arsyetuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ish-shefi i Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit 2013 pranë banesës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy