Sulmi terrorist në Manchester, xhihadisti kishte një bombë për të shkaktuar shumë viktima

Sulmi terrorist në Manchester, xhihadisti kishte një bombë për të shkaktuar shumë viktima

Detaje të reja janë zbuluar nga policia britanike rreth masakrës së xhihadistit 23-vjeçar në Manchester Arena.

Sipas policisë personi që kreu shpërthimin në koncert, ishte nisur për të vrarë sa më shumë spektatorë që të ishte e mundur.

Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.

Eksperti britanik i sigurisë, Will Geddes, u tha gazetarëve se pajisja shpërthyese duket të ishte e tillë që të shkaktonte sa më shumë viktima.

“Kur shpërthen një bombë, tha ai, dëmi më i madh shkaktohet nga ciflat që përhapen dhe kjo është arsyeja se pse terroristët përdorin shpesh çanta të mbushura me kuzhineta”.

Dëshmitarët thanë se vendi pranë shpërthimit ishte e mbushur me bulona të dimensioneve të ndryshme dhe ekipet e ndihmës mjeksore konfirmuan se plagët më të shumta ishin shkaktuar nga ciflat metalike.

Kritikët u bënë jehonë pohimeve të disa fansave se masat e sigurisë në koncert ishin të dobëta.

Sipas tyre, rojet në hyrje të koncertit ishin më të preokupuar se mos fansat kishin me vete pije alkoolike në vend të ujit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy