
Qeveria e Kosovës e ka reaguar pas Strategjinë e Zgjerimit të BE'së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një deklaratë për media, prishtina zyrtare ka shprehur pakënaqësinë e saj me Bashkimin Evropian, pasi Kosova ka një numër të madhë arritjesh, të cilat do të duhej të njihen dhe pranohen nga Bashkimi Evropian.
“Megjithëkëtë, duhet theksuar përkushtimin e qartë të Kosovës për implementim efikas të MSA-së, seriozitet në forcimin e sundimin të ligjit dhe institucioneve përkatëse, dhe fqinjësi të mirë. Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë qeveria e Kosovë se pranon për sfidat që ka përpara, por shprehet se edhe BE duhet të ketë politikë të qartë ndaj Kosovës
"Derisa ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara nesh, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ketë politikë të qartë ndaj Kosovës, në mënyrë që të avansojë procesin e saj të integrimit, dhe të mos rrezikohen të arriturat tona të përbashkëta për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon", thekson Qeveria.
Sipas deklaratës për media, qeveria e thekson se viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.



